Nga Gazeta “Si” – Audi prezantoi makinën e parë në Formula 1 me një event madhështor në Kraftwerk Berlin.
Konstruktori gjerman, që njoftoi për herë të parë synimin për të hyrë në F1 në Gusht të vitit 2022, do të debutojë në Australi me një makinë që do të motorrizohret nga vetë Audi.
Gjermanët zgjodhën ta bëjnë prezantimitr me një event spektakolar në një central elektrik historik, në zemër të kryeqytetit gjerman.
Të pranishëm ishin Jonathan Wheatley (Team Principal) dhe pilotët Nico Hülkenberg dhe Gabriel Bortoleto, të cilët garuan së bashku edhe sezonin e kaluar.
Audi, që ka arritur fitore të mëdha në kategori të tjera të motorsportit, zbuloi modelin R26, me një dizajn mbresëlënës me ngjyra titani, fibër karboni dhe të kuqe “lava”.
Edhe pse Audi ka ambicie të mëdha, ajo e njeh përmasën e sfidës që e pret për t’u shndërruar në një pretendente kryesore në Formula 1.
Audi ishte skuadra e parë që testoi një makinë sipas rregullave të vitit 2026, gjatë një dite xhirimesh në Barcelonë më herët këtë muaj.
Pas prezantimit në Berlin, skuadra gjermane do të kthehet në Barcelonë për “Shakedown Week”, ku të 11 skuadrat e Formula 1 do të kenë mundësi të testojnë për 3 ditë.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


