Ndërkohë që e gjithë Europa po përgatitet për t’u përballur me valën e ardhshme të pandemisë, vendet e pjesën Lindore të kontinentit e gjejnë veten përballë një numri të ulët të vaksinuarish dhe një numri të lartë të qytetarëve që nuk kanë besim të vaksinohen.
Deri në fillim të javës, vende si Hungaria, Polonia, Sllovenia, Sllovakia apo Republika Ceke kishin vaksinuar rreth 55 për qind e të rriturve. Pas tyre vendet europiane me nivelit me të ulët të vaksinimit janë Bullgaria, Rumania, Letonia dhe Kroacia. Kjo është shumë nën mesataren e BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se mbulimi i vaksinimit në BE kishte arritur në 70 për qind, duke e quajtur atë një arritje të rëndësishme.
Megjithatë, Europa duket se po ecëm me dy shpejtësi kur bie fjalë tek vaksinim. Aty ku nivelet e korrupsionit janë më të larta, besimi tek qeveria dhe institucionet shtetërore është më i ulët dhe për pasoje, edhe niveli i vaksinimit është shumë më i ulët. Pothuajse të gjitha vendet që iu bashkuan BE-së pas rënies së Murit të Berlinit dhe ato që nuk i janë bashkuar ende, si vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë nivele vaksinimi shumë më të ulët se mesatarja evropiane.
Aty ku ata i besojnë qeverisë, ata preferojnë të vaksinohen.
Vendimi për të vaksinuar lidhet me besimin tek qeveria dhe institucionet. Sipas një sondazhi të OECD 2020, vendi europian me nivelin më të ulët tek qeveria e tyre ishte Poloni (vetëm 27 përqind), e ndjekur nga Belgjika, Letonia, Sllovakia dhe Republika Çeke. Të gjitha këto vende mbeten pas mesatares së BE -së për vaksinimin me përjashtim të Belgjikës, e cila është një nga vendet më të prekura nga epidemia.
Europa Lindore, përfshirë dhe rajoni i Ballkanit, karakterizohet nga mungesa e kontrollove, balancimeve dhe ndarjes së pushteteve dhe kjo ndikon në dështimin e luftës kundër korrupsionit për pasojë edhe vaskinimit.
Mes të gjithë vendeve të botës ku mesatarja e vaksinimit me dy doza të popullsisë është rreth 70%, Shqipëria renditet ndër ato me përqindjen më të ulët të mbulimit vaksina me vetëm 19.99% të popullsisë, shifër edhe më e ulët se mesatarja e Europës prej rreth 50%, sipas statistikave zyrtare nga Our Ëorld in Data.
Të dhënat e disponueshme deri në datën 17 gusht, vlerësojnë se vaksinimi në Shqipëri në raport me pjesën e popullsisë, është në ritme të ulëta. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit, kryesisht në vend të katërt duke lënë mbrapa vetëm Kosovën.
Lidhja mes vaksinimit dhe korrupsionit
Shqipëria ka mbetur në vend nga viti i kaluar në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2020, të hartuar nga Transparency International. Për vitin 2020, vendi u vlerësua me 36 pikë dhe u rendit në vend të 104-të në mes 180 vendet që vëzhgon raporti dhe e fundit në Evropë. Ajo renditet më keq se Serbia dhe Mali i Zi dhe më mirë se sa Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.
Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut. Studimi arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.
Ndër vendet e ish-Bllokut Lindor, qeveritë që gëzojnë më shumë besimin e qytetarëve janë ato të Lituanisë dhe Estonisë. Të dyja këto vende kanë nivelet më të larta të vaksinimit në Europën Lindore. Në këtë hulumtim, besim të ulët gëzojnë po ashtu qeveritë e Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Kroacisë, të cilat po përballen me rezistencë të lartë qytetarë për t’u vaksinuar.
“Kushti për të fituar besimin e publikut në lidhje me menaxhimin e pandemisë është komunikimi i hapur dhe i qartë. Por mosbesimi është rritur në shumë vende të Europës për shkak të komunikimit të paqartë të kufizimeve vjeshtën dhe dimrin e kaluar," tha Aleksandra Palkova, studiuese në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Letoni.
Dallimi është se vendet më të suksesshme ia kanë besuar menaxhimin e epidemisë profesionistëve, në Gjermani frenat i ka marrë drejtuesi i Institutit të Virologjisë Christan Drosten dhe në Suedi Anders Tegnell nga agjencia lokale e shëndetit publik. Në vende si Sllovenia, qeveria sulmoi hapur profesionistët që nuk i pëlqente, përfshirë epidemiologun kryesor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ), Mario Fafangla, i cili dha dorëheqjen dy herë nga grupi i ekspertëve të qeverisë për Covid-19.
Sipas studimit të OECD, vendet që kanë më pak sukses në vaksinimin janë ato me shkallën emë të lartë të korrupsionit. Një kusht i rëndësishëm për besimin e publikut është ndjekja penale e korrupsionit. Vendet që po hasin më shumë rezistencë për vaksinimin janë në krye të Indeksit të të Korrupsionit të botuar çdo vit nga Transparency International. Bullgaria dhe Rumania ishin në vendet e 69 -ta vitin e kaluar, Kroacia e 63-a dhe Sllovakia e 60-a. Në të gjitha këto vende, besimi i publikut tek qeveria ka rënë ndjeshëm.
Përpara zgjedhjeve të këtij viti në Bullgari, shpërtheu një skandal me përgjimin dhe shantazhin e disa politikanëve kryesorë. Në Rumani, ka filluar një hetim kundër një ish-kryeministri i cili dyshohet se ka marrë ryshfet nga një kompani austriake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.