Gazeta Si – Tenisti spanjoll është një grup me Rud, Auger Aliasime dhe Fritz. Në anën tjetër, serbi është në grupin e Tsitsipas, Medvedev dhe Rublev. Nadal dhe Gjokoviç mund të takohen edhe në gjysmëfinale.
Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviç nuk janë shortuar në të njëjtin grup të Atp Finals, që zhvillohen në Torino më 13-20 nëntor. Nadal bën pjesë në Grupin Jeshil, bashkë me Kasper Rud, dy herë finalist Slam këtë sezon. Po ashtu, në këtë grup janë edhe Feliks Auger Aliasime dhe Tejlor Fritz, i futur si rezerva e parë në vend të Karlos Alkaraz të dëmtuar.
Grupi i Kuq përbëhet nga greku Stefanos Tsitsipas, numri 3 në botë që mund ta mbyllë në majë të klasifikimit, rusët Danil Medvedev dhe Andrei Rublev, si dhe Novak Gjokoviç.
Atp Finals luhen me formulën që parashikon fazën në grupe, me 8 lojtarëi/çifte të ndarë në grupe me nga 4. Tetë kokat e serive janë përcaktuar nga Atp Rankings dhe Atp Doubles Team Rankings të së hënës, pas turneut të fundit sezonal në kalendar.
Të gjitha ndeshjet teke luhen maksimumi me tre sete, me ‘tiebreak’ në çdo pjesë, përfshirë edhe finalen. Edhe ndeshjet në çift luhen maksimumi me tre sete, me pikë vendimtare në rast barazimi 40-40 dhe me ‘match tie-break’ në setin e tretë. Dy të parët e çdo grupi kalojnë në gjysmëfinale. Lojtari apo ekipi i parë i Grupit A përballet me lojtarin apo ekipin e dytë të Grupit B.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.