Atletico Madrid ka vendosur sulmuesin Antoine Griezmann në tregun e transferimeve si pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer Cristiano Ronaldon në La Liga.
Ronaldo ka deklaruar në fillim të muajit se dëshiron të largohet nga Manchester United për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve.
Shumë klube janë lidhur me yllin portugez, ndërsa skuadra e fundit është ajo spanjolle, Atletico Madridi.
Megjithatë, klubi spanjoll duhet të krijojë hapësirë në faturën e pagave për të përshtatur pagën e Ronaldos.
Sipas “The Times”, javën e kaluar Atletico Madridi ua ofroi Griezmannin disa skuadrave, përfshirë Paris Saint-Germain, për t’i liruar vendin portugezit.
I nënshkruar nga Barcelona në një transferim prej 120 milionë eurosh në vitin 2019, Griezmann u kthye te Atletico verën e kaluar.
31-vjeçari është në mes të një marrëveshjeje huazimi për dy sezone që përfshin një “klauzolë të detyrueshme të transferimit të përhershëm” prej 40 milionë euro.
Paris Saint-Germain është përpjekur të largojë lojtarët e mbipaguar dhe me performancë të dobët, përfshirë Neymarin, por thuhet se nuk janë të interesuar të marrin Griezmann. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




