Mode

Atletet e reja “Converse” kushtojnë më shumë sepse… janë pis

Nëse keni pasur ndonjëherë një palë "Converse", me siguri e dini se ato duken më mirë kur janë veshur pak. Por "Converse" i ka kaluar pritshmëritë pasi po shet atlete që janë bërë të duken të pista dhe ato kushtojnë jo pak por 70 paundë.

Në ngjyrat gri ose blu të hapur, ato duken sikur janë  me baltë dhe sikur i keni veshur me vite por kjo nuk e përjashton faktin se janë një material shumë i mirë dhe në të vërtetë janë të reja.

Ky model i ri kushton 18 paundë më shumë sesa këpucët klasike All Star me të njëjtat ngjyra. Këpucët dolën në treg muajin e kaluar, por u spikatën vetëm tani nga gazetarja Micha Frazer-Carroll.

''Pjesa më e keqe është se ato janë të ndotura dyfishi i sasisë që ju dëshironi që "Conversat" të jenë',' shkroi Micha në Twitter.

Gjithashtu sipas saj, të paguash një çmim të tillë për to është deri diku qesharake pasi egziston mundësia të blesh një palë normale dhe ti lash njësoj si ato por problemi qëndron se "Converse" nuk e ka treguar se çfarë lëndësh ka përdorur dhe si ka arritur në atë produkt përfundimtar.

Nëse nuk keni durimin të vishni atletet deri në momentin që do duken pis, të bleni converset e reja mund të jetë zgjidhja për ju por nëse dëshironi të njëjtën pamje tani pa harxhuar para thjesht gjeni diku një pellg me shumë baltë.

Burimi:Metro. Përktheu Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë