Ngjarje

Athinë, 33-vjeçarja shqiptare përdhunohet dhe plagoset me thikë nga një palestinez (Foto)

Gazeta Si- Një 33-vjeçare nga Shqipëria ka përjetuar tmerr në Athinë, pasi dyshohet se një 27-vjeçar nga Palestina, e ka rrahur, plagosur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë të braktisur, ku është gjetur nga policia.

Sipas mediave greke, Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë dhe gjithë trupin.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar thirrje për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë.

Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.

Ajo u transportua në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou”, ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar.

Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin.

Sipas mediave greke, me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij për të bërë seks.

Aty është përdhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

Ai e detyroi 33-vjeçaren të kryente seks oral dhe e dhunoi kur ajo rezistoi dhe në një moment ajo pretendoi se kishte humbur ndjenjat e nuk mbante mend asgjë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë