Interviste

Greqia kërkon të kthejë 500 mijë të rinjtë emigrantë të larguar prej krizës

Effie Achtsioglou,Ministrja greke e punes

Effie Achtsioglou, 33 vjeç, ministrja greke e Punës, mirëqënies dhe pensioneve prej 2016-ës, është ministrja më e re në historinë e vendit të turbulluar mesdhetar. Nisur nga lodhja në lidhje me debatet mbi “pensionistët e pasur grekë” i shkruante një letër shpërthyese Financial Times në 2017-ën duke kujtuar që «të ardhurat për frymë për kategorinë e mbi 65 vjeçarëve ishin afërsisht  9 mijë euro krahasuar me  20 mijë euro që e ka eurozona. Si mund të ndodhë që problemi kryesor i Greqisë të jenë pensionet shumë bujare kur  43% e pensionistëve marrin më pak se 660 euro në muaj?», pyeste ministrja e Syrizas.

Por kjo ka kaluar tashmë. Sot pjesëtarja e re e qeverisë Tsipras, avokate dhe shefe e negociatorëve grekë me institucionet e kreditorëve në sektorin e punës, nuk duket të jetë shumë e shqetësuar nga detyrimi i përballjes me shumë probleme, më thelbësori i të gjithëve është ikja në masë e bashkëmoshatarëve të saj jashtë shtetit, të rinj të kualifikuar dhe të arsimuar mirë. Sipas një raporti të Bankës Qëndrore greke rreth 500 mijë grekë, në një popullsi prej 10 milion banorë, që prej fillimit të krizës ekonomike të Athinës nga paslufta, bënë valixhet gati dhe janë emigrantë jashtë në kërkim të fatit të tyre: shumë u drejtuan në Gjermani, të tjerë në Britaninë e Madhe, Australi dhe SHBA. Një diasporë, siç e quajnë grekët, që ka varfëruar vendin.

Ministrja greke e Punës, gjatë një seminari të organizuar nga Komisioni europian dhe që u zhvillua në Bruksel në datat 12-13 qershor, deklaroi vullnetin e saj për të kthyer një pjesë të asaj ushtrie emigrantësh në shtëpi. Si? Minsitrja shpjegoi politikën e saj në një intervistë dhënë për një grup gazetash dhe radiosh europiane.

Si do të veproni për të kthyer të rinjtë grekë që kanë emigraruar vitet e fundit nga vendi?

Ata që janë nisur që prej fillimit të krizës janë mbi të gjitha të rinjtë, e për më tepër më të kualifikuarit profesionalisht dhe më të mirëarsimuarit e ky fenomen është ai që ne mund ta përkufizojmë si largim i trurit. Kush është nisur nuk e ka bërë vetëm për të gjetur një punë, por edhe për të gjetur paga adeguate. Politika jonë pas 20 gushtit që është fundi i planin të tretë i ndihmave të kreditorëve do të synojë të përmirësojë situatën e pagave me futjen e kontratave kolektive të pezulluara dhe rritjen e pagave minimale. Ne besojmë se të rivendosim në hulli të drejtë dinamikën e pagave në vend është incentiva më e rëndësishme për të bërë që të rinjtë që janë larguar të kthehen në shtëpi.

Në ç’nivel është papunësia në Greqi?

Papunësia ka rënë nga 26% në 2014 në 20% dhe presim që në fund të shtatorit 2019 mund të bjerë në 18 %. Jemi duke implementuar një miks masash për tu përballur me papunësinë në afatgjatë duke stimuluar me përfitime fiskale kompanitë me qëllim që të shtojnë numrin e punonjësve të rinj.

Përpos kësaj kemi krijuar mekanizma të rinj për një diagnostikim më preçiz të situatës që tu tregojë  zyrave e punësimit se cilët sektorët janë në gjendje të thithin krahë të ri pune. Duam të implementojmë politika që të jenë në gjendje për të profilizuar të papunët në mënyrë më të detajuar që oferta e punës të drejtohet në sektorin më të përshtatshëm.

Por gjëja më e rëndësishme është që ekonomia greke është drejt përmirësimit e për rrjedhojë do të mbështesë një përmirësim të brendshëm të kërkesës për punësim. Gjithashtu ka incentiva fiskale për ata që rekrutojnë punonjës të rinj.

Çfarë do të bëni në lidhje me temën e kontratave kolektive që aktualisht është e pezulluar?

Kemi një marrëveshje me institucionet në lidhje me këtë temë. Qeveria jonë dëshiron të riprezantojë sistemin kolektiv të kontratave, që aktualisht është i pezulluar, në mënyrë që të bëjë të mundur rritjen e pagave. Për më tepër, pas daljes nga programi i ndihmës, ne dëshirojmë të rrisim pagën minimale siç ndodhi në Portugali, e cila vazhdoi me rritje modeste por të vazhdueshme vjetore. Kjo duket si një procedurë e mirë për të rikthyer fuqinë blerëse të punonjësve, për të zvogëluar papunësinë pa e dëmtuar rimëkëmbjen ekonomike.

A jeni e shqetësuar për rënien demografike në lidhje me qëndrueshmërinë e sistemit të sigurimeve shoqërore?

Po, rënia demografike është një temë që prek Bashkimin Evropian si një i tërë, nuk është vetëm një problem lokal, grek. Kjo është një nga arsyet pse kemi vazhduar reformat e sistemit të sigurimeve shoqërore në vitin 2016, për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të sigurimeve shoqërore në afat të gjatë dhe për t'u përballur me ndryshimet demografike./ilsole24ore/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë