Të tjera detaje dalin nga ngjarja e mbrëmjes së kaluar ku një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.
27-vjeçari ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës se një person, i cili ishte duke qarkulluar me makinë në lagjen “Partizani” kishte tentuar ta qëllonte me armë zjarri.
27-vjeçari është identifikuar si Marjo Ferraj dhe mësohet se është nipi i një ndërtuesi në Vlorë.
Ngjarja
Mësohet se autorët kanë pritur të riun kur ai ka dalë nga shtëpia. Më pas sapo ai është futur në makinë drejt tij është afruar një tjetër mjet me dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit.
Policia lokale e Vlorës thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut por vetëm ta trembin atë.
Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Nga kamera duket se kanë qenë dy persona me makinë që kanë qëlluar në drejtim të tij sapo ka dalë nga banesa. Personat kanë qenë me kapele dhe maskë anti-covid.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po heton në disa pista, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




