Politike

Atentati në Rinas/ Berisha: Të largohet Koçiu!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi atentatin mafioz në Rinas ditën e djeshme u shpreh se do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu.

Ai tha se mënyra se si Koçiu sillet dhe reagon, e bën sipas tij përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin.

Natyrisht do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore, dhe ne do kërkojmë largimin e saj.

Natyrisht s’kam prova që kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime. Por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet, e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë