Ngjarje

Atentati në Lundër/ Dy të miturit në gjendje kritike, do të nisen për mjekim në Romë

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, vazhdon të jetë kritike.

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar drejt një spitali në Romë për mjekim të specializuar.

Të rinjtë u qëlluan në lëvizje pasi gjuajtësit kishin ngatërruar shënjestrën e atentatit, që lëvizte në një makinë të ngjashme me to.

Policia dyshon se atentati në Lundër lidhet me atë të ndodhur në Lezhë të njëjtën natë, ku mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit alias Roan Brahimi, që u vra një vit më parë në Greqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë