Ka ndodhur

Atentati në Lezhë, autorët ikën me një “Audi” të vjedhur

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit Aleksandër Deda, në Lezhë.

Autorët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash biznesmenin, janë larguar me një mjet, i cili pas verifikimeve ka rezultuar tip “Audi”, i vjedhur në Lushnje, ndërsa targat AA481GU janë denoncuar të vjedhura në Lezhë.

Ndërkohë, ky mjet është gjetur i djegur në fshatin Pllanë.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një arme automatik Mod. 56, dhe në afërsi të mjetit një aparat celular tipi “Nokia”.

Provat materiale të sekuestruara janë çuar në laborator shkencor për t’u analizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë