Nga Gazeta ‘Si’- Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.
Polici me iniciale B.K., mësohet se është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.
Sulmi dyshohet të jetë kryer nga tre persona, njëri në rolin e shoferit dhe dy të tjerët si qitës.
Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



