Ka ndodhur

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, shtyhet seanca për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të cilët po përballen me drejtësinë, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentat në nëntor të vitit 2019.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Rrajën, pasi akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.

Prokurori Rraja ishte në makinë me Landi Muharremin, një person me precedentë penalë, dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri më tani, Redjan Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, ndërsa më herët është shprehur se nuk ka dijeni se si janë gjendur gjurmët e tij në makinën e atentatorëve.

Arjol Halilaj akuzohet se ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku.

Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë