Nga Gazeta ‘Si’– Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fllakë e Egër” në Durrës, ku 36-vjeçari Arbër Goreja u plagos, pasi ndaj tij qëlluan me armë zjarri ndërsa ishte në lëvizje me automjet.
Sipas policisë në automjetin e tij ndodheshin edhe dy të mitur; 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të, por që nuk kanë pësuar lëndime.
Në njoftimin zyrtar policia sqaron se është identifikuar autori, i cili rezulton banues në Kavajë dhe është shpallur në kërkim.
Pas hetimeve ka rezultuar se disa ditë më parë, 36-vjeçari Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj autorit të të dyshuar të plagosjes në Durrës. Babai i të cilit ka pësuar dëmtime fizike, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja e 36-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



