Ka ndodhur

Atentati me dy viktima, Gledis Nano shkon në Komisariatin e Vlorës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet këtë të premte në Vlorë.

Udhëtimi i tij drejt Vlorës vjen pas atentatit me dy viktima të ndodhur paraditen e së enjtes në autostradën Vlorë-Fier, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Nano, së bashku me Drejtorin e Hetimit të Përgjithshëm kanë qenë brenda në komisariat dhe kanë dalë në lëvizje edhe në qytet.

Kreu i policisë mësohet se do të kalojë më pas në sitë komisariatin e Vlorës dhe policinë e qytetit. Priten në vazhdim më tepër informacione rreth vizitës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë