Drejtësia

Atentati me 4 viktima në Shkodër, arrestohen 4 policë

Nga Gazeta ‘Si’- Katër policë janë arrestuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Policore në lidhje me atentatin me 4 të vrarë të ndodhur më 30 tetor 2024 në lagjen Dobraç që tronditi qytetin e Shkodrës.

Të arrestuarit janë Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj, dhe Marte Martini.Arrestimi i efektivëve të repartit "Shqiponja" ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore (AMP) thotë se policët nuk shoqëruan dhe nuk identifikuan personat e gjetur në vendngjarje.

Në makinën në të cilën udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka qenë dhe një person i tretë, i cili dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici që pasi i dha ndihmën viktimave, u largua kur mbërriti ambulanca.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë