Gazeta Si – Një tjetër person është arrestuar në Berat në kuadër të hetimeve për atentatin e dështuar ndaj dy personave më 2 hanar 2025.
Policia tha se në pranga ka rënë 32-vjeçari A.H., banues në Durrës, i cili së bashku me 46-vjeçarin E.D., një ditë më parë, lëvizën automjetin tip “Ford” të autorëve nga Berati për ta fshehur në Durrës.
Si autorë të ngjarjes policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit F.M., dhe M.M. Këta të fundit dyshohet se qëlluan me armë në drejtim të dy personave, A.M., dhe A.Dh.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar dhe ishin vetë personat që denoncuan në polici se ndaj tyre u qëllua me armë.
Në banesat 2 vëllezërve, policia ka gjetur armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.