Gazeta Si – Policia e Beratit ka arrestuar këtë të hënë një 46-vjeçar, i cili fshehu automjetin e dy vëllezërve, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi më 2 janar.
Policia bën me dije se ka gjetur dhe sekuestruar makinën nga e cila qëlluan me armë zjarri dy vëllezërit.
Makina tip “Ford” që e kishte fshehur 46-vjeçari i arrestuar u gjet në Durrës. Gjithashtu, në banesat e 2 vëllezërve, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Policia shton se vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F.M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.