Ka ndodhur

Atentat në Berat, dy persona qëllojnë me armë nga automjeti drejt dy ‘shënjestrave’

Nga Gazeta ‘Si’- Një atentat për vrasje ka ndodhur pasditen e së enjtes në Berat.
Siç bëhet e ditur, dy qytetarë, A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. 

Ngjarja ka ndohur në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit ka mundur që të identifikojnë dy autorët e dyshuar që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi, gjeneralitetet e tyre nuk bëhen të ditur. 

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e tyre. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë