Ka ndodhur

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset 33-vjeçari që udhëtonte me makinë

Gazeta Si – Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës pas një atentati në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Flamurtari” në zonën e Skelës dhe i plagosur ka mbetur Romeo Meçaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri (poshtë, majtas) dhe makina e djegur, që dyshohet të jetë e autorëve

Ai do të niset nga Vlora drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka plagë të rënda në këmbë dhe kraharor. 33-vjeçari udhëtonte me makinën e tij “Land Rover” kur u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa pas të shtënave mjeti ka ecur në gjendje të lirë për disa metra.

Pas atentatit, policia ka gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë