Ka ndodhur

Atentat me armë zjarri në Tiranë, 4 të plagosur, 2 prej tyre të mitur

Nga Gazeta Si- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona kanë qëlluar në drejtim të një mjeti. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve të mitur.

Sipas informacionit paraprak të policisë, të plagosur kanë mbetur A.S., 34 vjeç. K.M., 19 vjeç dhe dy të mitur 11 dhe 17 vjeç.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Ndërkohë më pas autorët janë larguar dhe kanë djegur makinën në zonën e Lundrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë