Ngjarje

Atentat 24-vjeçarit shqiptar në Greqi. Transportohet në spital

Nga Gazeta ‘SI’ - Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Ronaldo Pecaku, person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i arrestuar për vjedhje në vitin 2021.

Pecaku është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me motor. Plumbat e kanë zënë në pjesën e barkut.

Gjendja e tij shëndetësore konsiderohet serioze, teksa është transportuar me urgjencë drejt spitalit “Axepa”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë