Futboll

Atalanta-Valencia, ndeshja zero e Covid-19

“Atalanta-Valencia, mund të themi se ishte ndeshja zero”, thotë për Corriere della Sera virologu Francescio Le Foche.

Sipas mjekut, një nga shkaqet mund të jetë ndeshja e 19 shkurtit në San Siro mes Atalantës dhe Valencias, e vlefshme për fazën e eliminimeve direkte në Champions League: “Bergamo është një anomali dhe në atë qytet ka pasur shumë katalizatorë që kanë shkaktuar përhapjen. Mbi 40 mijë veta ishin të pranishëm në stadium, ku mendohet se disa kanë qenë të prekur nga koronavirusi, por asimptomatike. Atalanta-Valencia mund të jetë ‘ndeshja zero. Një çmenduri me porta të hapura, mijëra njerëz që përqafoheshin dhe shtrëngoheshin duke shpërndarë diçka shumë të frikshme. Një terren ideal për virusin”.

Një hipotezë e trashtë, por e besueshme që mund të ketë shndërruar një mbrëmje historike në një dramë që i gjithë qyteti Lombard po përjeton në këtë periudhë të vështirë për të gjithë Italinë dhe botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë