Andrea Pirlo e nisi me humbje aventurën turke në krye të Karagumruk. Ish-mesfushori i madh italian firmosi për një vit me klubin e Superligës, që dështoi 2-4 në takimin hapës të kampionatit ndaj Alanyasporit.
Drejtuesit e klubit turk kanë siguruar akordin me Atalantën për huazimin e Ebrima Colley, cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Spezia, aty ku kishte shok ekipi Rey Manajn.
22-vjeçari nga Gambia luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues krahu. Lojtari afrikan ka zbarkuar në Stamboll për të kryer testet mjekësorë dhe për t’u prezantuar te klubi i ri.
Colley kërkon minuta për të luajtur, ndërkohë që Atalanta shpreson që ai të bëjë mirë tek ekipi i Andrea Pirlos për t’u rikthyer më pas në Serie A verën e ardhshme.
Karagumruk luan ndeshjen e radhës në kampionat përballë Besiktasit në stadiumin “Vodafone Park”, sfidë e programuar për datën 21 gusht. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




