Futboll

Atalanta e Gjimshitit mund Lacion falë gabimeve së Strakoshës (VIDEO)

Lazio ka shpërdoruar një mundësi të artë për të ruajtur distancat me Juventus-in kryesues në kampionat. Skuadra e Gjimshitit ka mundur sot me përmbysje 3-2 Lacion e Strakoshës, me këtë të fundit që ishte në një ditë për tu harruar.

Lacialët kaluan në avantazh 0-2, falë autogolit të De Ron dhe golit të Milinkovic-Saviç. Ndërkohë në minutën e 38 ishte Gonsens që shkurtoi diferencat, përpara se të vinte përmbysja e madhe. Gjimshiti iu afrua rrjetës, duke u përpjekur të mposhtë Strakoshën. Por skuadra e Gasperini-t nuk u dorëzua dhe ka barazuar takimin në  të 66-ën me një predhë të Malinovskit, i cili gjuaji nga jashtë zonës duke tundur rrjetën e shqiptarit.

https://streamable.com/chq3e9

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, në minutën e 80, Strakosha gabon plotësisht në dalje, duke e lënë portën e boshatisur dhe Palomino nuk do ta kishte të vështirë që të gjente golin e fitores. Me këtë rezultat Atalanta “blindon” vendin e katërt, ndërkohë Lazio i largohet Juventusit në krye të tabelës, që tashmë është i shkëputur me 4 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë