Shkencëtarët në Kolegjin “Imperial” Londër po bashkëpunojnë me kompaninë AstraZeneca për të zhvilluar një teknologji të re të vaksinave, e menduar fillimisht për të trajtuar Covid -19 por që mund të shërbejë për trajtimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera jo infektive.
Platforma e vaksinës funksionon duke dërguar material gjenetik të quajtur ARN vetë-përforcues në qelizat njerëzore, të cilat më pas trajnohen për të njohur dhe reaguar ndaj infeksionit.
Robin Shattock, një imunolog në kolegjin “Imperial”, e përdori këtë teknologji në fillim të pandemisë për Covid-19. Sidoqoftë, ai kurrë nuk përparoi më tej se testimi klinik i fazës së dytë për shkak se u miratua vaksina tjeter e AstraZeneca më shpejtë.
Tani, AstraZeneca ka hyrë në një bashkëpunim “afatgjatë” me ekipin e Shattock dhe synon të zhvillojë më tej teknologjinë për trajtimin e sëmundjeve përtej Covid-19.

“Ne kemi të dhëna klinike që janë të mira për teknologjinë, por ato duhet të përmirësohen. AstraZeneca dëshiron të marrë qasjen tonë dhe ta përparojë atë. Ata shohin potencialin e platformës,”tha eksperti.
Shpresohet njejtë si vaksina mARN mund të përdoret për të mësuar trupin të identifikojë kërcënimet e tjera të huaja ose keqfunksionimet e brendshme, të tilla si kanceri dhe pastaj t’i neutralizojë ato përmes qelizave imunologjike të trajnuara.
“Përtej sëmundjes infektive, ekziston mundësia për të parë terapinë zëvendësuese të proteinave, onkologjinë, kardiologjinë dhe ky do të jetë një spektër i gjerë,” tha ai.
Ai tha se nuk kishte plane për prova njerëzore në këtë fazë, me fokus të menjëhershëm në optimizimin e parë të platformës së vaksinës në laborator dhe përcaktimin nëse do të jetë i suksesshëm në trajtimin e sëmundjeve të tilla si kanceri ose sëmundjet e zemrës.
Marrëveshja me AstraZeneca do të mbështesë ekipin Imperial me fonde kërkimi dhe zhvillimi.
“Ne të gjithë kemi parë sesi teknologjitë e bazuara në ARN kanë qenë themelore për parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve në pandemitë e mëdha globale. Perspektiva e aplikimeve të mëtejshme terapeutike shton potencialin e madh të kësaj teknologjie,”shton Shattock.
Alice Gast, presidente e Kolegjit Imperial në Londër, tha se është thellësisht krenare për punën e kolegëve në teknologjinë pioniere të vetë-përforcimit të ARN-së.
“Ky bashkëpunim do të ndihmojë në realizimin e ambicies sonë për të ndërtuar një trashëgimi të qëndrueshme nga përparimet e mëdha shkencore,”shtoi ajo.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



