Kosova

‘Asociacioni, kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE’. Rrëzohen propozimet e serbëve dhe italianëve

Nga Gazeta ‘Si’- Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës ka hedhur poshtë të gjitha amandamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kjo u konfirmua edhe në mediat serbe.

Diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi  i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Delegacioni i Kosovës në Strasburg është optimist se janë siguruar votat e nevojshme për ta kaluar edhe këtë raund në procesin e anëtarësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë