Kosova

“Asociacioni i serbëve”, Kurti mbledh partitë! Qeveria kundër Eskobar për shtyrjen e afatit të targave

Mediat në Kosovë kanë publikuar planin gjerman për krijimin e asociacionit  të komunave serbe. Sipas koha.net, parashikohet propozim i qarqeve perëndimore për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është duke qarkulluar me titullin “drafti gjerman”.

Sipas këtij drafti, Asociacioni është entitet i ligjshëm i krijuar në vijë me Marrëveshjen e parë dhe Kushtetutën e Kosovës. Drafti i cili përmban 17 nene parashikon që ky Asociacion do t’i ketë 10 komuna me mundësi zgjerimi. Një vit pas funksionalizimit, statusi i tyre mund të shqyrtohet nga Qeveria. Sipas draftit, janë disa objektiva kryesore të Asociacionit: Forcimi i demokracisë lokale, mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe ajo e edukimit. Ndër funksionet që përfshin drafti është edhe mundësia e bashkëpunimit me shtete e operatorë ekonomikë të rajonit, përfshirë të Republikës së Serbisë në fushën e ekonomisë lokale, edukimit e shëndetësisë.

Përveç planit franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, mësohet se i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Gabriel Eskobar i ka kërkuar qeverisë Kurti që të shtyjë me 10 muaj afatin për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për zëvendësimin e targave të serbeve në veri të Kosovës. Por kjo kërkesë duket se po has në kundërshti me qeverinë Kurti. Përparim Kryeziu zëdhënësi i qeverisë së Kosovës u shpreh se “Kurti” ka detyrimin për të zbatuar vendimet e Kushtetutën.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Ndërsa bëhet e ditur se të premten kryeministri Albin Kurti ka ftuar në një takim krerët e partive politike të opozitës. Kërkesat e ndërkombëtarëve për targat dhe asosacionin pritet të jetë pjesë e diskutimeve me krerët e partive politike, edhe pse liderët e opozitës nuk janë njoftuar për natyrën e diskutimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë