I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të udhëtojë këto dy ditë në Beograd dhe në Prishtinë.
Më 15 mars Escobar do të vizitojë Serbinë. Ai do të zhvillojë takime të ndara me presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Më pas zyrtari i lartë i DASH do të udhëtojë drejt Prishtinës brenda kësaj jave, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.
Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi. Ndërkohë që emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas turit të zhvilluar në Prishtinë dhe në Beograd ka kërkuar qartazi që Kosova të pranojë Asociacionin, duke i dhënë një mesazh të drejpërdrejt Kurtit. Ai ka theksuar se nuk pritet të ketë një marrëveshje në takimin e 18 marsit në Ohër, nëse nuk pranohet kërkesa e serbëve për krijimin e Asociacionit. /REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




