Futboll

Asnjë surprizë për ndeshjet e Shtatorit

Nga Gazeta Si – Traineri Sylvinho shpalli listën e kuqezinjve për miqësoren ndaj Gjibraltarit ( 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, ora 18:00) dhe Letonisë (9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45).

Bien në sy zgjedhjet klasike të brazilianit që konfirmon besimin e të zgjedhurve të tij. E vetmja mungesë, dhe ajo për shkak dëmtimi është e Ardian Ismajlit (i transferuar te Torino).

Këtë herë grumbullimi do të bëhet në Malaga nga data 1 Shtator ndërsa lojtarët e grumbulluar janë si vijon…

  • Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
  • Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti
  • Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani
  • Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë