200 fitore në Serie A për Simone Inzaghi-n, që falë shifrave 4-0 të Inter në transfertë ndaj Lecce-s, u bë traineri që arrin më shpejt një sukses të tillë. Rekordi mbahej nga Massimiliano Allegri që sheh t’ja rrëmbejë kolegu zikaltër për 6 ndeshje më pak. Inzaghi i vogël (jo Pipo) kërkoi 332 ndeshje për një rekord të tillë ndërsa 200 fitoret ndahen – 108 në drejtimin e Lazio-s dhe 92 me Inter-in. Më poshtë gjeni 10 trainerët që fituan më shpejt 200 ndeshje në kampionatin italian:
10 – Gian Piero Gaesperini 200 fitore/ 459 ndeshje
9 – Nils Liedholm 200 fitore/ 458 ndeshje
8 – Helenio Herrera 200 fitore/ 417 ndeshje
7 – Marcello Lippi 200 fitore/ 412 ndeshje
6 – Luciano Spalleti 200 fitore/ 411 ndeshje
5 – Giovanni Trapattoni 200 fitore/ 381 ndeshje
4 – Fabio Capello 200 fitore/ 380 ndeshje
3 – Carlo Ancelotti 200 fitore/ 345 ndeshje
2 – Massimiliano Allegri 200 fitore/ 338 ndeshje
1 – Simone Inzaghi 200 fitore/ 332 ndeshje
Ndërsa këta janë trainerët që kanë numrin më të madh të fitoreve në Serie A:
10 – Fulvio Bernardini 219 fitore
9 – Carlo Mazzone 227 fitore
8 – Fabio Capello 252 fitore
7 – Gian Piero Gasperini 264 fitore
6 – Nils Liedholm 270 fitore
5 – Carlo Ancelotti 275 fitore
4 – Luciano Spalletti 288 fitore
3 – Massimiliano Allegri 302 fitore
2 – Nereo Rocco 302 fitore
1 – Giovanni Trapattoni 352 fitore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.