Biletat për Olimpiadën dhe Paralimpiadën dimërore të Pekinit nuk do të dalin në shitje për publikun. Ky është njoftimi i fundit nga organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore, duke pasur parasysh infektimet që lidhen me variantin lehtësisht të transmetueshëm Omicron.
Olimpiada dimërore nis më 4 shkurt dhe biletat, apo ftesat, do të shpërndahen për një numër të limituar personash, në mënyrë që të parandalohen vatra ta tjera të Covid-it në Kinë.

Në shtator, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi për një seri masash kundër përhapjes së virusit në Lojërat e Pekinit, duke përfshirë edhe ndalimin e pjesëmarrjes për spektatorët e huaj, me përjashtim të rezidentëve në Kinë që plotësojnë kushtet e duhura. Tani edhe për publikun kinez numri i biletave është limituar, ose më saktë atyre që do të pranohen, do t’u çohet një ftesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




