Analize

‘Asma po vdes’. The Telegraph: Gruas së Assad i është rikthyer leucemia. Shanset për të jetuar, 50/50 sipas mjekëve

Nga Gazeta ‘Si’- Asma al-Assad është e sëmurë rëndë me leucemi dhe është izoluar nga mjekët që i kanë dhënë asaj një shans “50/50” për të mbijetuar.

Kështu raporton The Telegraph ndërsa shkruan se gruaja britanike e diktatorit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, po mbahet larg të tjerëve për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër.

Asma me familjen e saj në Siri

Babai i saj, Fawaz Akhras, ka qenë duke u kujdesur për vajzën e tij në Moskë dhe është përshkruar si “zemërthyer” nga burime në kontakt të drejtpërdrejtë me familjen e saj.

Assad dhe gruaja e tij kërkuan azil në Moskë pasi regjimi i tij brutal humbi kontrollin e tij të pushtetit pas 13 viteve të luftës civile shkatërruese.

Presidenca e Sirisë njoftoi në maj të këtij viti se zonja e parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leuçemi mieloide akute, një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.

Ajo gjithashtu ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në gusht 2019 njoftoi se ishte “plotësisht” e lirë nga sëmundja pas një viti trajtimi. Që atëherë, janë publikuar shumë foto të saj me shall në kokë dhe fytyrën e zbehur, duke vizituar qendrat e trajtimit të fëmijëve me kancer, ose të plagosur lufte, jetimë, apo në aktivitete bamirësie.

“Asma po vdes,” tha një burim që ka komunikuar drejtpërdrejt me një përfaqësues të familjes javët e fundit. “Ajo nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd për shkak të gjendjes së saj.”

Një tjetër burim, i cili ka qenë në kontakt me familjen në Moskë, tha: “Kur leuçemia kthehet, është e keqe”.

Assad, një shtetase siriano-britanike 49-vjeçare, mendohet se ka fluturuar në Moskë për trajtim diku përpara se Kremlini të bindte burrin e saj të ikte përballë përparimeve rrufe të rebelëve rrufe. 

Burimi: The Telegraph/ Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë