Futboll

Asllani zikaltër, agjenti i mesfushorit: Ku ka më mirë se Interi!

Gazeta Si – E premtja ishte një ditë e rëndësishme për merkaton e Interit. Në selinë e klubit zikaltër zhvilluan një takim edhe agjentët e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke mbyllur edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Pas takimit, njëri prej agjentëve, Elio Berti, u shpreh: “Jemi informuar se Empoli dhe Interi kanë arritur një akord total. Ka disponibilitet nga të gjitha palët për këtë marrëveshje.

Elio Berti, agjenti i Asllanit. Gazeta Si, 18 qershor 2022

Ditët e ardhshme do të shohim, jemi të gjithë të kënaqur. Skuadrat e tjera? Ku ka më mirë se Interi?”

Sipas marrëveshjes, Interi do të paguajë 14 milionë euro tek Empoli dhe do të hauzojë Martin Satrianon. Mesfushori 20-vjeçar, Kristjan Asllani, tashmë pret vetëm zyrtarizimin si lojtari më i ri i Interit.

Një hap i rëndësishmëm ky për lojtarin e Kombëtares në një moshë kaq të re. Vlerësimi për të është maksimal nga të gjithë, ndërsa Shqipëria ka tashmë një tjetër yll në gjirin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë