Traineri Sylvinho dhe mesfushori Kristjan Asllani ishin përpara medias në Riga ku floën për transfertën ndaj vendasve, mbrëmjen e të martës. Fillimisht iu përgjigj pyetjeve mesfushori zikaltër në Serie A që mendimin e parë e pati për ndeshjen ndaj Serbisë ku shprehu kënaqësinë për lojën dhe keqardhjen për mungesën e golit.

“Eshtë e vërtetë që kam luajtur pothuajse çdo ndeshje me Sylvinho-n por ka ardhur koha të mendoj për skuadrën dhe jo më për veten time. Jemi këtu për të marrë 3 pikë që do na shërbejnë për ëndërrën tonë” – tha Asllani. Për kundërshtarët ai vlerësoi aspektin taktik nën drejtimin e trainerit Italian Nicolato.
“Mbrohen mirë dhe kjo do të na e vështirësojë Akoma më shumë. Kanë në përbërje Zelenkovs të cilin e mbaj mend nga koha te Empoli pasi qëndroja gjithmonë me më të mëdhenjtë. Shpresoj të fitojmë dhe të ndërroj bluzën me të” – e mbylli konferencën e tij Asllani që më pas u largua.

Pas tij ishte rradha e brazilianit ti përgjigjej interesimit të gazetarëve. “Kemi alternativa që na japin mundësi të punojmë të qetë edhe pas një sfide si ajo me Serbinë. Kemi pasur një ditë më shumë për rekuperimin e lojtarëve pasi ndeshja e dytë është më e vështirë se e para. Formacionin do ta bëjmë të ditur nesër pas stërvitjes së fundit dhe shkrythjes në hotel. Sa i përket Manajt, ai ka eksperiencën dhe personalitetin e duhur, por e theksoj sërish që përgjegjësia është e imja për penalltinë” – tha Sylvinho në përgjigjen e pyetjes së parë për një vështrim mbi ndeshjen dhe gjëndjen e Manajt.
Në pyetjen e dytë për kundërshtarin, traineri ynë tha – “Kemi luajtur 3 ndeshje, kemi ende edhe të tjera. Cka do të thotë që nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. skuadra ka më shumë eksperiencë krahasuar me dy vite më parë. Letonia është fizikisht e fortë me lojtarë shtatlartë. Ne e dimë këtë tashmë, madje edhe disa rrjeshtime të tyre. Nicolato është një ndër trainerët më të mirë italianë. E organizon mirë skuadrën mbrojtje dhe sulm. Ndeshje e vështirë, fizikisht dhe taktikisht”.
Në mbyllje foli për shiritin e kapitenit në mungesë të Gjimshitit që mungon për kartona si dhe Bajramin dhe Mitajn. “Kapitenin nuk di ta them, kemi dy-tre lojtarë që mund ta mbajnë shiritin por më duhet të mendohem. Bajrami ka luajtur pak këtë sezon, futbollist shumë interesant të cilin mendoj ta aktivizojmë në të ardhmen, ndërsa nesër do të jetë mes 23 lojtarëve të grumbulluar. Mitaj po bën mirë në krahun e majtë dhe na jep ekuilibrin e nevojshëm si skuadër, do të vazhdojë të luajë si mbrojtës i majtë” – përfundoi përgjigjet e tij trainer Sylvinho.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.