Gazeta Si – Sezonin e ri do të ndryshojë situata për Kristjan Asllanin, mesfushorin e Interit dhe Kombëtares shqiptare. “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar sot një artikull futbollistit shqiptar, ku thekson se klubi zikaltër ka një plan për më shumë aktivizim dhe rritjen e Asllanit.
Verën e kaluar lojtari shqiptar u ble nga Empoli për të zëvendësuar Marselo Brozoviçin, që tashmë është drejt largimit. Gjatë sezonit Asllani pati pak hapësirë për shkak të gjetjes së trajnerit Inzagi për të përdorur Hakan Çalhanoglu si regjisor. Tani që kroati nuk do të jetë, lojtari kuqezi do të jetë zëvendësues i Çalhanoglu. Klubi beson te 21-vjeçari dhe minutat me siguri do të shtohen.

Pra, erdhi si zëvendësues i Brozoviç, tani është zëvendësues i Çalhanoglu. Ky është thelbi i artikullit të prestigjiozes italiane. Për Asllanin është rasti të tregojë vlerat e tij më të mira me fanellën e Interit.
Mund të theuhet se shitja e futbollistit kroat, përveçse do të ndihmojë për blerjen e Fratezit, për pasojë do të ndihmojë edhe në rritjen e vlerës së futbollistit shqiptar. Nëse sezonin e shkuar kishte dy ‘pengesa’ për të qenë në fushë, tani ka vetëm një të tillë për Kristjan Asllanin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




