Futboll

Asllani në lot pas rastit të humbur në ‘Camp Nou’, Interi e përqafon

Gazeta Si – Të luash për herë të parë në ‘Camp Nou’ është sigurisht diçka shumë e bukur, por për një lojtar shumë të ri si Kristjan Asllani do të thotë përgjegjësi shumë e madhe.

Të kontrollosh emocionet nuk është e lehtë dhe gabimet mund të ndodhin. Siç i ndodhi mesfushorit kuqezi, që kishte në këmbët e tij golin e fitores për Interin, por nuk ia doli të finalizonte saktë dhe as të pasonte për shokun e zbuluar.

Deshperimi i Asllanit pas rastit te humbur. Gazeta Si, 13 tetor 2022

Lojtari i datëlindjes 2002 mund t’i dhuronte fitoren ekipit të tij, ndaj dhe pas vërshëllimës përfundimtare nuk i përmbajti dot lotët. Shokët e skuadrës vrapuan menjëherë ta përqafonin. Sepse kjo do të thotë të jesh skuadër.

Asllani mbrëmë me siguri nuk ka vënë gjumë në sy, por atë e ngushëllon fakti që Interi mori rezultat pozitiv dhe tashmë e ka vetë në dorë fatin për kualifikimin në 1/8-at e Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë