Futboll

Asllani driblon merkaton, Beshiktashi jep 4 mln euro për Vrionin

Gazeta Si – Një pjesë e lojtarëve të Kombëtares janë të përfshirë ne merkato. Ata pritet të ndërrojnë skuadër gjatë verës. Trajneri Reja për shkak të merkatos nuk grumbulloi portierin Strakosha. Përveç tij, në situatë të tillë janë edhe Asllani e Vrioni.

Mesfushori elbasanas ka folur me diplomaci nga grumbullimi i Kombëtares në lidhje me të ardhmen. Për të interesohet Interi dhe Milani. Lojtari thekson se aktualisht mendon vetëm për ndeshjet me kuqezinjtë.

Asllania gjate nje ndeshjeje me Empolin. Gazeta Si, 5 qershor 2022

“Nuk e di, nuk e di çfarë do të ndodhë, – tha Asllani. – Jam i fokusuar te Kombëtarja dhe dua të bëjmë mirë në këto ndeshje. Kemi ekip të mirë dhe besoj se do të marrim pikë në Islandë.

Interi apo Milani? Jam lojtar i Empolit”, – ka theksuar më tej Asllani. Ai është një nga të rinjtë më premtues në radhët e kuqezinjve. Jo më kot kërkohet nga dy klubet e Milanos.

Kërkesa ka edhe për sulmuesin Xhakomo Vrioni. Pas sezonit shumë të mirë në Austri, ai mund të luajë në kampionatin turk sezonin e ardhshëm.

Vrioni me trofeun e shenuesit me te mire ne Austri. Gazeta Si, 5 qershor 2022

Shtypi sportiv në Turqi shkruan se Beshiktashi ka bërë një ofertë prej 4 milionë eurosh për lojtarin shqiptar. Kartonin e Vrionit e ka Juventusi, që në këtë rast do ta merrte serioziosht në konsideratë ofertën. Në Turqi e bëjnë fakt të kryer kalimin e Vrionit te Beshiktashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë