Kristjan Asllani ka shënuar mbrëmjen e së enjtes një gol të jashtëzakonshëm kundër Udinezes, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.
Mesfushori i kombëtares realizoi direkt nga goditja e këndit duke fituar duartrokitjet e stadiumit për më shumë se 30 sekonda, ndërkohë që thelloi edhe rezultatin në 2-0, pasi kishte shënuar më herët Arnautoviç.
Ky është goli i dytë i futbollistit shqiptar me fanellën e Interit, pas atij që shënoi vitin e kaluar kundër Xhenoas në kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.