Gazeta Si – Kristjan Asllani, ashtu siç ishte parashikuar, luajti titullar sot me Interin në ndeshjen ndaj Napolit kampion, ku zikaltrit humbën 3-1. Trajneri Inzagi bëri rotacion dhe regjinë ia besoi lojtarit kuqezi.
Asllani qëndroi gjithë kohën në fushë dhe u vlerësua me notën 5.5 për paraqitjen në këtë ndeshje, ku gjithë Interi luajti dobët. Humbja u ndikua nga dalja me karton të kuq e Galiardinit që në pjesën e parë.

Interi ka mbetur në kuotën e 66 pikëve dhe ka zbritur në vend të 4-t, pasi është parakaluar nga Lacio e Elseid Hysajt, që fitoi 0-1 në fushën e Udinezes. Mbrojtësi shkodran ishte po ashtu titullar në formacionin e Sarrit. Pas kësaj fitoreje, Lacio forcon pozitat e saj në zonën Champions.
Për Interin situata është komplikuar, pasi Milani është afruar në 2 pikë dhe kalendari në vazhdim është shumë i ngjeshur për skuadrën e trajnerit Inzagi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




