Nga Gazeta ‘Si’- Asim Vokshi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua sot, 25 nëntor, para Presidentit Bajram Begaj.
Vokshi zëvendëson në detyrë Holta Zaçajn, e cila mbante njëkohësisht edhe rolin e kryesueses së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata e Lartë e shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami.
Ajo pretendoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.
Por “Kushtetuesja” ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit të Vokshit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



