Ka ndodhur

Asgjësohet sera me 520 fidanë kanabisi në Krujë në një zonë pyjore

Gazeta Si – Një aksion i Policisë së Krujës dhe Forcës së Posaçme Operacionale të Durrësit kanë zbuluar një serë kanabisi në fshatin Brret të Krujës. 520 fidanë kanabisi u asgjësuan nga policia, të gatshëm për t’u mbjellë me qëllim kultivimin.

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë