Gazeta Si – Në një tjetër operacion të zhvilluar kësaj jave, policia njofton se ka asgjësuar dhjetëra parcela me kanabis në qarkun e Shkodrës
Si rezultat i kontrolleve intensive, gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në parcela të ndryshme në Shalë, Shosh, Shkrel, Kastrat dhe Qafë Mali.
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M dhe kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.