Ka ndodhur

Asgjësohen 980 bimë kanabisi në Skrapar, 2 të arrestuar

Nga Gazeta ‘Si’-980 bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia në Skrapar gjatë një aksioni të koduar “Tomorri”.

Bimët narkotike ishin kultivuar në fshatin Novaj. Në pranga kanë rënë 2 persona; Mariglen Babaliu 43 vjeç dhe Dorian Laze 33 vjeç, të dy banues të fshatit. Nga kontrollet në banesat e tyre, policia gjeti edhe 2 radio marrëse-dhënëse.

Në lidhje me këtë operacion është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit Novaj si dhe inspektori i shërbimit pyjor të zonës Q.D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë