Ka ndodhur

Asgjësohen 560 rrënjë kanabis në Velipojë, arrestohen dy të rinj

Gazeta Si – Rreth 560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, janë asgjësuar në fshatin Luarzë të Velipojës pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Policia e Shkodrës thotë se janë arrestuar dy të rinj dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Operacioni policor u kodua “Luarzë” dhe u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë