Ka ndodhur

Asgjësohen 500 bimë kanabisi në Krujë, arrestohet 52-vjeçari

Gazeta Si – Një parcelë e kultivuar me kanabis është shkatërruar nga policia e Krujës këtë të martë. Aksioni i zhvilluar në kuadër të operacionit “Territor i pastër” dhe që është faza e 16 e tij, bëri të mundur zbulimin dhe djegien e 500 bimëve kanabis në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë. Droga u asgjësua me anë të djegies, ndërsa 52-vjeçari A.H. u arrestua.

Deri më tani, nga operacioni i koduar “Territor i pastër” janë shkatërruar në total 8753 bimë kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë