Gazeta Si – Rreth 350 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar me anë të djegies në fshatin Macukull në Mat, ku parcela u zbulua në një zonë të pyllëzuar.
Policia tha se në pranga ka rënë Taulant Tatraku, 33-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ishte kultivues në një nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve.
Ai u kap gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë dhe ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë.
Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



