Ekonomi

Asgjë e mirë nga fronti i ekonomisë, BSH lajmëron lehtësim të politikës monetare

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë për momentin ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 1 %, por në fjalën e tij guvernatori Gent Sejko duke përmendur rreziqet prezente dhe potenciale që i kanosen ekonomisë; si të brendshme, ashtu dhe ato që vijnë nga partnerët tregtarë, u shpreh disa here se Banka Qendrore në afatmesëm do të lehtësojë politikën monetare për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Guvernatori Sejko theksoi se rënia e lehtë e inflacionit në bazë mujore 1,4 kundrejt tremujorit parardhës 1,6 ka ardhur si rezultat I rënies së inflacionit të ushqimeve të produkteve të importit, por sipas guvernatorit inflacioni do të vijë në objektivin e BSH-së brenda 2020-ës.

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike që ka ndikuar negativisht në ekonomi si rezultat I kushteve të pafavaroshme klimaterike, do të jetë i pranishëm edhe në pjesën e mbetur të vitit.

Kurse tendencën e lehtë të mbiçmimi të kursit të këmbimit, guvernatori ia ka faturuar sezonit turistik kur ndodh prurja e valutës, por norma vjetore, sipas Sejkos ka pasur tendenca rënëse.

“Ne jemi në pikun e sezonit, zhvlerësimi i euros është si rezultat i sezonit. BSH ka një program ndërhyrjeje në fuqi, ne monitorojmë në bazë ditore tregun për të parë luhatjet. Sjellja e kursit të këmbimit ka sjellje normale. Nuk ka cënim të objektivit tonë të inflacionit si rezultat. Prandaj ne nuk po ndërhyjmë”- tha guvernatori Sejko duke shtuar se “kush fiton e kush humb nga mbiçmimi i lehtë i kursit të këmbimit, kjo është tjetër gjë”.

Ai theksoi se qeveria duhet të vazhdojë me reformat strukturore.

Komisiont bankare shtesë

Pak ditë më parë, klientë të disa bankave të nivelit të dytë në vend kanë marrë sms në celularët e tyre me tekst: “I nderuar Klient, nga data 02.09.2019 ndryshojnë komisionet për tërheqjet dhe depozitimet cash në degë. Në varësi të shumës, komisioni për tërheqje cash do të jetë 150-1.500 Lek/1.5-12 në monedhë të huaj, ndërsa për depozitimet cash do të jetë 100-1.200 Lek/ 1-12 në monedhë të huaj dhe lekë”.

Sipas bankierët tendenca është që “cash-i” të bëhet më i shtrenjtë. Po ashtu bankat presin që të kenë kosto, si rrjedhojë e ritmit të shtuar të derdhjeve të shumave në vlera relativisht të vogla nga bizneset, pasi banka duhet t’i menaxhojë këto para, d.m.th duhet t’i transformojë, apo dhe t’i investojë. Të gjitha këto veprime do të kenë një kosto shtesë te bankat.

I pyetur për këtë fenomen, guvernatori Sejko u shpreh se nuk është në dijeni për rastin konkret, por “ne jemi në treg të lirë, nëse bankat respektojnë kushtet e kontratës dhe kriteret e transparencës, mund të rrisin komisionet, por ajo nuk do të ishte konkurrente. Ne nuk ndërhyjmë direkt. Ne kemi ndërmarrë një inspektim nëpër banka. Ne kemi ndërruar dy ligje, një draftligj ka përfunduar dhe do të kalojë në parlament, për shërbimin e pagesave, do të ndikojë në uljen e kostove për agjentët ekonomik privat dhe individët gjithashtu. Në të njëjtën kohë janë tre inisiativa për të moderrnizuar sistemin e pagesave për të ulur kostot; sistemi i pagesave të brendshme në euro, impelemntimi i një platforme kombëtare për pagesat me kartë dhe celularë dhe një platformë kombëtare për procesimin e pagesave në kohë reale për pagesat ndërkombëtare. Kjo do të ulë kostot në afatshkurtër dhe afatmesëm.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë