Gazeta Si – Dy kuqezinjtë kanë shkuar shumë afër ‘Golit më të bukur të eliminatoreve të Euro 2024”. UEFA publikoi sot rezultatet e votimit të fansave dhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, u renditën përkatësisht në vend të 2-të dhe të 3-të.
Goli i Asanit kundër Polonisë në “Air Albania” ishte i dyti më i votuar, kurse ai i Asllanit ndaj Ishujve Faroe i treti.
Në vend të parë doli lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar kundër Danimarkës. Ja dhe renditja e 10 golave më të votuar nga fansat:
Askhat Tagybergen – Kazakistan-Danimarkë
Jasir Asani – Shqipëri-Poloni
Kristjan Asllani – Ishujt Faroe-Shqipëri
Emin Makhmudov – Azerbajxhan-Suedi
Yunus Akgun – Turqi-Letoni
Zan Vipotnik – Kazakistan-Slloveni
Kilian Mbape – Francë-Gjibraltar
Sandro Volfinger – Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn
Leandro Trosard – Belgjikë-Estoni
Bukajo Saka – Angli-Maqedoni e Veriut
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.