Shumë njerëz në mbarë botën nuk janë vaksinuar nga Covid-19 edhe pse kanë pasur mundësi. Pavarsisht rrezikut të sëmundjes, disa prej tyre nuk i ka bërë përshtypje as stimujt që janë ofruar për ta.
Shtetet dhe zyrtarët e shëndetit publik kudo në botë kanë provuar një sërë idesh për të nxitur vaksinimin. Ata kanë ofruar shërbime, kanë realizuar lotari, kanë ofruar para, kanë vendosur detyrim për vaksinimin por nuk kanë mundur që të tërheqin të pavaksinuarit.
Sipas një studimi të botuar në revistën “JAMA Health Forum”, shikoi të dhënat e vaksinimit në 19 shtete që i nxitën njerëzit duke i dhënë para për t’u vaksinuar në periudhën mes fundit të muajit prill dhe në fillim të korrikut dhe rezultoi që masat e marra nuk funksionuan.
Hulumtimi, një projekt i përbashkët midis shkencëtarëve nga Universiteti i Colorado Denver, Universiteti Shtetëror San Diego, Universiteti Bentley dhe Universiteti i Oregon nuk gjeti asnjë lidhje statistikisht të rëndësishme midis llotarive, dhënies së parave dhe niveleve të vaksinimit. Kishte “zero ndryshim” në normat e vaksinimit në shtetet që bën llotari në krahasim me ato që nuk e bënë.

Në fakt, pasi shikuam shtetet në mënyrë kolektive, në vend që të shikonim se si bëri secili shtet që ofroi një llotari, numri i njerëzve që filluan procesin e tyre të vaksinimit për 1.000 banorë ra. Numri i njerëzve që morën dozën e dytë mbeti i njëjtë.
Shtetet që filluan llotaritë kishin shpresa të mëdha. Raportet lokale të lajmeve treguan se kishte një rritje të vaksinave menjëherë pas shpalljes së llotarisë, por më pas interesi dukej se u zvogëlua shpejt.
Kishte disa indikacione nga sondazhet në atë kohë se stimujt financiarë mund të funksiononin. Një sondazh nga Fondacioni Kaiser Family në SHBA në maj zbuloi se të paktën 26% e njerëzve të anketuar thanë se do të vaksinoheshin nëse vendi i tyre i punës u ofron atyre 200 dollarë për t’u vaksinuar.
Ndoshta llotaritë dhe paratë thjesht nuk ishin nxitja e duhur financiare.
Studiuesit spekulojnë se llotaritë mund të jenë më pak tërheqëse sesa paratë aktuale për vaksinat.Një llotari ofron vetëm një shans për të fituar dhe kjo mund të mos jetë një motivues mjaft i madh, edhe nëse çmimi është një milion dollarë.
Autorët e studimit thanë që gjetjet nuk përgjithësohen domosdoshmërisht në stimuj të tjerë.
Një studim i shtatorit nga studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë gjeti rezultate të ngjashme në 24 shtete që ofruan llotari dhe stimuj të tjerë. Në atë studim, normat ditore të vaksinimit ranë në 14 ditët pas prezantimit të stimulit, krahasuar me 14 ditët e mëparshme. Ky studim gjithashtu nuk gjeti ndonjë ndryshim midis shteteve të vaksinimit me ose pa llotari.
Burimi:CNN/ Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje